Vendos prezencën tënde në Shqipëri me një Emër Domain Shqiptar. Prapashtesa .AL është kodi i shtetit Shqiptar për domainet e nivelit të parë. Regjistrimi i parë i domainit .AL u  realizua në 1992. Regjistrarët e parë privatë u akredituan dhe u lejuan të ofronin domaine shqiptare në 2013.

Nëse jetoni në Shqipëri ose jeni duke u përpjekur të arrini tregun shqiptar atëherë regjistrimi i një domaini .AL është domosdoshmëri. Gjatë kërkimit në Internet, përdoruesit Shqiptar të rrjetit presin të shohin website që kanë emër domain me .AL. Regjistroni një domain .AL për të rritur besueshmërinë në rajon dhe rrisni renditjen e faqes tuaj në rezultatet e kërkimit në Google.

Ju dhe biznesi juaj jeni unik. Ju veproni globalisht dhe lëvizni me sukses në tregun ku operoni. Marka juaj është kapitali juaj. Regjistrimi i saj në Shqipëri është një nga masat më të mira parandaluese që mund të ndërmerrni për të siguruar emrin e biznesit dhe për të mbrojtur të drejtat e autorit.

.AL

.AL Domain TLD

Domain Shqiptar

Atribute të domain

Regjistrim i thjeshtë i domain

Përcjellje falas e adresës të email

Përfaqësim falas për klientët jo Shqiptar

Nën Domaine pa limit

Menaxhim i DNS-ve

Regjistrim për shumë vite

Ridirektim i Domain në adresë tjetër

Mbështetje falas 24×7/365

TLD  AL
Prezantuar në  1992
Përdorimi  Domain Shqiptar
Periudha e rinovimit  30 ditë
Lejimi i privatësisë  Jo
Suportim i IDN  Jo
Tipi  Kombëtar
Regjistrari  al AKEP
Artikulli i Wikipedia  Wikipedia
Rregullore  Rregullorja e .al
Lista e domaineve të rezervuara  Emrat e domain .al
Lista e domaineve të ndaluara  Emrat e domain .al
Kohëzgjatja e regjistrimit  3 ditë

Kohëzgjatja

  • Regjistrimi: 1,2,3,4,5,6,7,8,9,10
  • Rinovimi: 1,2,3,4,5,6,7,8,9

Domaine të nivelit të Dytë

  • .com.al
  • .edu.al
  • .org.al
  • .net.al
  • .gov.al
  • .mil.al

Domain të ngjashëm:

.COM Domain .NET Domain .ME Domain
.CO Domain .BIZ Domain .EU
.DE Domain .ME Domain .MK TLD
Domain Syntax Rules

EMRAT E DOMAIN SHQIPTAR DUHET:

  • Të kenë minimumi 2 dhe maksimumi 63 karaktere
  • Të fillojnë me shkronjë ose numër dhe të mbarojnë me shkronjë ose numër
  • Të përdorin vetëm karakteret e gjuhës Angleze (p.sh., a-z, A-Z), numrat (i.e. 0-9) dhe shenjën minus (-) ose kombinimin e këtyre
  • Nuk mund të fillojnë ose mbarojnë me shenjën minus
  • Nuk duhet të përfshihen 2 shenja minus pas karakterit të parë ose të dytë të domain (p.sh. www.al–domain.al) dhe
  • Nuk duhet të përfshijnë hapësirë (p.sh. www.al domain.al).
iRegister Domain Registration

Regjistrimi i Domain Shqiptar është i lirë për çdokënd përsa kohë mund të sigurojnë një kontakt administrativ me rezidencë në Shqipëri. Regjistrimi i domain të nivelit të dytë janë të kufizuar vetëm për kompanitë dhe organizatat që janë të regjistruara në regjistrat e shtetit Shqiptar.

Si të regjistroj një domain .AL?

Regjistrimi i domain .AL është shumë i thjeshtë me iRegister. Fillimisht ju duhet të zgjidhni emrin që ju pëlqen. Pavarësisht se nuk është e detyrueshme, ne ju rekomandojmë që emrin e domain ta kontrolloni nëse është në listën e emrave të  ndaluar dhe rezervuar. Pastaj verifikoni nëse emri domain është markë e regjistruar në Shqipëri. Edhe nëqoftëse i anashkaloni këto hapa, ato do të realizohen nga Regjistri .AL (Autoriteti Përgjegjës për Zonën .AL – AKEP) dhe përbëjnë arsye për refuzimin e regjistrimit. Pasi të jeni bindur që emri domain është i lirë për t’u regjistruar, sistemi ynë do t’ju drejtojë për të realizuar porosinë e blerjes. Miratimi i regjistrimit nga Regjistri .AL mund të marrë deri në 3 ditë pune. Sistemi ynë do t’ju njoftojë automatikisht kur të jetë kryer miratimi i regjistrimit.

Çfarë dokumentash / informacionesh kërkohen për regjistrimin e domain shqiptar?

Domain .AL – Ju duhet të jepni një numër identifikimi personal të lëshuar nga autoritetet shtetërore ose numrin e pashaportës. Në rast se regjistrimi bëhet për kompani, atëherë nevojitet edhe emri i kompanisë së bashku me numrin e regjistrimit të biznesit (NIPT) ose numri i indentifikimit në organet tatimore.

.COM.AL – Ju duhet të jepni një numër identifikimi personal të lëshuar nga autoritetet shtetërore ose numrin e pashaportës, emri i kompanisë, numrin e regjistrimit të biznesit (NIPT).
.EDU.AL – Njësoj si .COM.AL së bashku me vërtetimin nga Ministria e Arsimit.
.ORGL.AL – Njësoj si .COM.AL së bashku me dokumentin që tregon që jeni organizatë jo-fitimprurëse e regjistruar në Shqipëri.
.NET.AL – Njësoj si .COM.AL së bashku me dokumentin që dëshmon që jeni kompani në sektorin e telekomunikacioneve.

A mund të më refuzohet regjistrimi i domain?

PO. Regjistrimi i domain mund të refuzohet në rast se:
1. Bën pjesë në listën e emrave të ndaluar
2. Bën pjesë në listën e emrave të rezervuar
3. Është markë e regjistruar në Shqipëri
4.Informacionet që keni dhënë nuk janë të plota ose të sakta (mungon ose nuk është e saktë adresa, mungojnë informacionet shtesë: Numri Personal i Identifikimit, NIPT, Emri i Kompanisë etj.). Në rast refuzimi ju do të njoftoheni mbi arsyen. Për pasaktësi të dhënash keni mundësinë që brenda 3 ditëve të korrigjoni të dhënat tuaja përpara se aplikimi juaj të fshihet.

Në rast se keni kryer pagesën dhe emri i domain-it tuaj refuzohet atëherë ne ju japim rimbursim të plotë të shumës së paguar.

domain transfer iRegister

Sillni Domain .AL në iRegister

Transferimi i Domain .AL tek iRegister është pa pagesë. Gjatë procesit të transferimit domain juaj nuk do të rinovohet. Pas përfundimit të transferimit, domain do të ketë të njëjtën datë skadimi. Procesi i transferimit kërkon një kod të fshehtë – EPP Code, të cilin duhet ta tërhiqni nga regjistrari juaj aktual. Kontaktoni me stafin tonë për ndihmë me procesin e transferimit. Ata do t’ju udhëzojnë me hapat që duhet të ndiqni dhe me të dhënat dhe dokumentat që duhen plotësuar dhe dorëzuar.

Domain Restrictions

Kufizimet e mëposhtme aplikohen mbi Domain .AL

  • Çdo Domain .AL duhet të ketë të paktën kontaktin administrativ rezident në Shqipëri
  • Domain të nivelit të dytë:  .com.al, .net.al, .org.al, edu.al mund të regjistrohen vetëm nga bizneset dhe organizat e regjistruara në Shqipëri
  • Numri maksimal i domain që mund të regjistrohen si individ (person natyror) është: 5
  • Numri maksimal i domain që mund të regjistrohen si biznes / organizatë është: 15
  • Domain duhet të jetë aktiv brenda një viti nga data e regjistrimit, në të kundërt Registry (AKEP) mund ta kalojë në gjendje të lirë.
  • Domain aktiv do të quhet ai domain që plotëson një nga kushtet e mëposhtme:
    1. Ka një faqe web
    1. Përdoret për komunikim me email
    2. Përdoret për operimin e rrjetave të hapura ose mbyllura (Domain Controllers)
    3. Përdoret për të aksesuar sisteme ose baza të dhënash në distancë
    4. Bën ridirekt në një website tjetër të regjistrarit
    5. Përdoret për çështje teknike: FTP, DNS, SSH, HTTP/HTTPS, Peer to Peer, etc…

Merrni Bashkë me Domain

Hostim i Website

  • Hostim Profesional
  • Trafik i palimituar
  • Transferim Falas
  • Mbështetje 24x7

Shiko më Shumë!

Gmail

  • Çmime të Krahasueshme
  • Nivel i Lartë Shërbimi
  • Siguri e Mundësuar nga Google
  • Paketa e Aplikacioneve të GSuite

Shiko më Shumë!

SSL

  • Siguri e Miratur
  • Rritje e Besueshmërisë
  • Rritje e SEO
  • Verifikim i Zgjeruar

Shiko më Shumë!