Secure your website with SSL Certificate

POSITIVE SSL

  • Për Biznese & Ndërrmarje
  • Validim Domain
  • 1 Sub-Domain
  • Regjistrohet brenda 1 dite
  • 10,000 USD Garanci
  • Enkriptim SHA2 & ECC 128/256 bit
  • Suporton TrustLogo
  • Rilëshim Pa Pagesë
ArkaHost

COMODO SSL

  • Validimi & Enkriptimi brenda buxhetit
  • Validim Domain
  • 1 Sub-Domain
  • Regjistrohet brenda 1 dite
  • 250,000 USD Garanci
  • Enkriptim SHA2 & ECC 128/256 bit
  • Suporton TrustLogo
  • Rilëshim Pa Pagesë

POSITIVE SSL WILDCARD

  • 1 SSL për të gjitha sub-domain
  • Validim Domain
  • Sub-Domain Pa Limit
  • Regjistrohet brenda 1 dite
  • 10,000 USD Garanci
  • Enkriptim SHA2 & ECC 128/256 bit
  • Suporton TrustLogo
  • Rilëshim Pa Pagesë

EV SSL

$160 /year Porosit tani
  • Validim i plotë për Bizneset
  • Validim për Ndërmarrjet
  • 1 Sub-Domain
  • Regjistrohet brenda 2 - 7 ditëve
  • 1,750,000 USD Garanci
  • Enkriptim SHA2 & ECC 128/256 bit
  • Suporton TrustLogo
  • Rilëshim Pa Pagesë

Përse është e nevojshme çertifikata e SSL?

Ofron Siguri

Mbron të dhënat e klientëve tuaj nga sytë kurioz – si fjalëkalimet, detajet e kartës së kreditit apo të dhëna të tjera sensitive.

Ofron Vërtetësi

Jep garanci që ju po dërgoni të dhëna drejt serverave të besueshëm dhe jo drejt mashtruesve të cilët përpiqen t’ju vjedhin informacionin.

Ofron Besim

Vizitorët e faqes do të besojnë më tepër, në rast se shfaqet ikona e kyçit apo shiriti jeshil, në këtë mënyrë do të mund të blejnë nga ju.

Si ndikojnë te ju ndryshimet e fundit të Google?

Përditësimet e fundit të Google Chrome u ofrojnë vizitorëve një mesazh ‘Not Secure’ te pjesa e URL, nëse faqja juaj nuk është me https (p.sh. nëse nuk keni çertifikatë SSL). Nëse nuk është e sigurt, ka shumë mundësi që vizitorët të mos shtojnë informacionet e tyre, për të kryer blerjet.

Google, gjithashtu rankon faqet pa një çertifikatë SSL më poshtë në rezultatet e kërkimit (SERP), në këtë mënyrë shfaqen probleme me rezultatet e SEO-s.

Përse ju duhet të zgjidhni një çertifikatë SSL

ikona siguri SSL iRegister

Çertifikatat e sigurisë SSL sigurojnë lidhjen midis faqes tuaj dhe shfletuesit të klientit. Në momentin që çertifikata juaj e SSL është regjistruar dhe instaluar, ju do të keni siguri të vazhdueshme në rrjet.

Siguri e aprovuar

Mbrojtje e vazhdueshme

për faqen tuaj

ikona kyç siguri iRegister

Çertifikatat SSL përdorin enkriptimin SHA2 & ECC 128/256 bit i cili është një benchmark i industrisë. Vjen së bashku me zgjedhjen e gjatësive të ndryshme në bite, ku më e zakonshmja është 256 bite. Enkriptimi siguron që të dhënat dërgohen nëpërmjet rrjetit në mënyrë të sigurtë.

Enkriptim i fortë

Enkriptim i plotë SHA2 & ECC 128/256 bit

ikona shpejtësi faqe iRegister

Çertifikatat SSL janë një domosdoshmëri për bizneset online dhe faqet e tjera. Klientët online janë të vetëdijshëm për kontrastin midis një faqeje të sigurtë dhe jo të sigurtë. Zotërimi i SSL në faqe do t’ju garantojë juve që nuk do të vuani më nga trafiku i ulët dhe shitjet e pakta.

Besueshmëri

Fitoni besimin e klientëve tuaj me një faqe të sigurtë

ikona zmadhim SEO iRegister

Faqet që nuk janë çertifikuar në mënyrë dixhitale kanë më pak trafik dhe më pak kthime klientësh, pasi ata kërkojnë besim për të lundruar brenda faqes. Motorrët e kërkimit si Google i “ndëshkojnë” faqet që shfaqen si jo të sigurta.

SEO e përmirësuar

Sigurohuni që faqja juaj të jetë në fillim të rezultateve të kërkimit

ikona www adresa faqe iRegister

Me ndihmën e çertifikatës EV, adresa e faqes ndryshon nga HTTP në HTTPS, që do të thotë se faqja është e sigurt. Ky është një imazh vizual global i një biznesi online të sigurt.

Qartësi e shiritit të adresës

Publikoni gjendjen tuaj të sigurtë te publiku

ikona website faqe iRegister

Çertifikatat e SSL janë bashkëvepruese me 99.9% të shfletuesve, pra pavarësisht mënyrës që klienti përdor për t’ju arritur, lidhja juaj në rrjet së bashku me shfletuesin e tyre është e sigurtë.

Suport i të gjithë shfletuesve

Siguria juaj është e paprekshme në të gjithë shfletuesit

ikona çertifikatë SSL iRegister

Çertifikatat e sigurisë SSL ju lejojnë të vendosni logon TrustSeal te faqja duke iu ofruar klientëve tuaj një suport viziv për sigurinë dhe besueshmërinë e faqes.

Shfaqja e logos TrustSeal

Vendosni një logo besueshmërie për faqen tuaj

ikona siguri iRegister

Comodo do të kontrollojë nëse biznesi juaj nuk ka probleme ligjore dhe informacioni juaj i emrit të domain te WhoIs është i vërtetë.Sigurohet që për kompanitë më të besueshme do të shfaqet shiriti jeshil dhe kyçi në faqen e tyre, të cilat janë garancia finale për sigurinë e faqes.

Ekstra Validim

Promovoni emrin e kompanisë tuaj në shiritin e adresës

Karakteristikat e Çertifikatës SSL

Përfitoni garancinë më të fundit të sigurisë duke shfaqur 3 elementë kyç te faqja juaj:

  • Simboli i sigurtë në shiritin e adresës te shfletuesi i klientit
  • Emri i kompanisë në shiritin e adresës (me EV)
  • Shfaqja e logos TrustSeal te faqja
ikona seriozitet siguri iRegister

Çertifikatat SSL, sot janë një nga zgjedhjet më popullore për Çertifikatat Dixhitale pasi ofrojnë enkriptimin më të fortë me mbrojtje SHA2 & ECC 128/256 bit. Gjithashtu, ofrojnë një garanci ndaj shkëputjeve të faqes.

ikona siguri Çertifikatat SSL iRegister

Në Maj të 2017, Google deklaroi që do të prezantonte një mesazh ‘Not Secure’ te shfletuesi Chrome për të gjitha faqet që nuk përdornin një çertifikatë SSL. Gjithashtu, për këto faqe do të kishte ndikim dhe në rankimin e kërkimeve. Shmangeni këtë problem duke marrë çertifikatën tuaj të SSL tani.

ikona rankim kërkim çertifikatë SSL iRegister

Përfitoni suportin 24×7 nga ekipi i ekspertëve të çertifikatave SSL të iRegister. Ne ju sigurojmë që të gjitha kërkesat dhe problemet do të zgjidhen shpejt dhe në mënyrë eficente.

ikona suport asistencë çertifikata SSL iRegister

FAQs

Çfarë është një çertifikatë SSL?

Një Çertifikatë SSL është një çertifikatë dixhitale e cila dërgohet për një domain nga Autoriteti i Çertifikatave. Vërteton forcën e enkriptimit të SSL të përdorur kur një përdorues hyn te faqja dhe lidh enkriptimin me organizatën apo individin që e zotëron dhe menaxhon faqen.

Përse duhet të blej një çertifikatë SSL për emrin e domain?

Marrja e një çertifikate SSL ka 2 avantazhe kryesore:

  1. Enkripton informacionin e dërguar nga shfletuesi i përdoruesit te faqja juaj.
  2. Vërteton identitetin e faqes.

Në këtë mënyrë, një çertifikatë SSL mbron klientët tuaj dhe në këmbim, rrit besimin e tyre te biznesi dhe te faqja.

Funksionon çertifikata SSL tek të gjithë shfletuesit?

Po, të gjitha Çertifikatat e SSL janë të përshtatshme me shfletuesit e sotëm.

Si mund ta rinovoj një çertifikatë SSL?

Kur ju blini një çertifikatë SSL, data e mbarimit është e enkoduar nga Autoriteti i Çertifikatave, dhe nuk mund të ndryshohet. 60 ditë para mbarimit, duhet të mbyllni çështjen e rinovimit. Kur ju përdorni iRegister si ofruesin tuaj të SSL, ne do t’ju kontaktojmë me anë të email gjatë periudhës së rinovimit për t’ju këshilluar sesi të veproni në hapat pasardhës.

A është e mundur përmirësimi i çertifikatës SSL?

Jo, ne nuk suportojmë ndonjë përmirësim të planeve për çertifikatat SSL.