Udhërrëfyesi Juaj mbi Pikat Pro dhe Kundër Adresave Email të Personalizuara

Udhërrëfyesi Juaj mbi Pikat Pro dhe Kundër Adresave Email të Personalizuara

Një adresë email e personalizuar mund të rrisë besueshmërinë dhe vizibilitetin, por gjithashtu mund të vijë me disa aspekte negative. Mësoni më tepër mbi adresat email të personalizuara.

Nuk ka ndonjë gjeneratë më të afeksionuar drejt telefonave se të rinjtë e sotëm. Ata i kontrollojnë telefonat e tyre rreth 150 herë në ditë! Rreth 46% e kontrolleve janë njoftime email-et, ku shumica e tyre injnorohet apo fshihet.

Imagjinoni sikur këto të ishin email-et e dërguara nga ju .

Një adresë email e personalizuar mund të ndalojë që mesazhet tuaja të bëhen “të padukshëm” në kutinë e postës elektronike. Ajo ka edhe përfitime të tjera përveç vizibilitetit. Megjithatë, ka edhe disa aspekte problematike të cilat duhet ti dini përpara se të ndërmerrni këtë hap.

Adresa Email të Personalizuara : Pro dhe Kundra

Ne kemi bërë disa zgjedhje jo të duhura gjatë kohës tonë online.

Një adresë email si xXx_v4mpireL0v3r_xXx nuk është një zgjedhje e duhur. Nuk është një tip email që ju do të doni për dërgimin e jetëshkrimit tuaj kur aplikoni për punë!

Në të njëjtën kohë :

Doxing – publikimi i të dhënave në web nga hackerat – është diçka e vërtetë e cila e transferon rrezikun në botën e reale. Dhe nuk është vetëm thjesht përdorimi i emrit tuaj si adresë email-i. Njerëzit mund të bëjnë lidhjen midis platformave të tjera për të “rrëmuar” informacione personale rreth jush!

Më poshtë janë disa aspekte të tjera pozitive dhe negative të përdorimit të email të personalizuar.

Përfitimet nga Email i Personalizuar

Parësisht se mund të mos duken shumë të vlefshme – ja disa përfitime:

MbaheT mend LEHTË

Ju nuk do ta gjeni veten duke belbëzuar kur të thoni email-in personal. Nuk është diçka demode apo turpshme ta thuash me zë të lartë. Gjithashtu, është më e thjeshtë për të tjerët ta mbajnë mend veçanërisht nëse është e lidhur me website apo markën tuaj.

I dallueshëm

Njerëzit marrin me dhjetëra, për të mos thënë me  qindra, email në ditë. Për më tepër, edhe mesazhet e tjera që nga mediat sociale tek whatsapp,viber etj… konkurojnë për vëmëndjen e lexuesit. Një email me emrin tuaj, veçanërisht kur marrësi është duke e pritur, me shumë gjasa do të hapet.

Marka

Një adresë email e personalizuzar është e mirë markën tuaj qoftë ajo emri juaj apo i biznesit. Marrësi e lidh adresën email me biznesin, website apo personin. Kjo është dicka e mirë që e ndihmon marrësin e email-it të mos ngatërrojë markën tuaj me një markë tjetër.

PRITSHMËRITË

Çdokush do të priste që një adresë email e përgjithshme të përmbajë një mesazh të përgjithshëm. Email-et që vijnë nga një email i personalizuar tregojnë se dërguesi ka hedhur një hap më tej në aspektin e cilësisë. Kjo i rrit që në fillim pritshmëritë që email-i juaj do të hapet dhe/ose klikohet.

Problemet me Adresat Email të Personalizuara

Përvec ekspozimit të informacioneve personale — më poshtë gjenden disa aspekte negative:

Prishje IMAZHI

Njoftimet me email janë si dikush që ju vjen tek vendi i punës dhe do të fillojë një bisedë me ju. Emri juaj i gjendur në një mesazh shqetësues mund ta acarojë marrësin. Bezdia që sjellin email-et e padëshiruara mund të krijojnë një imazh negativ, dhe kjo është e vështirë për t’u ndrequr.

Spam

Email-et që thjesht mund të fshihen janë perfekte kur ju rregjistroheni online për diçka. Vendoseni ketë në kontrast me një email të personalizuar të cilin nuk mund ta “hiqni qafe”. Inbox-i juaj është plot me spam, duke e kthyer pastrimin nga email-et e padëshiruara në punë të vërtetë!

Gjërat ndryshojnë

Po nëse ju ndryshoni emrin tuaj? Po nëse biznesi me të cilin është i lidhur email-i juaj ndryshon pronësinë? Ju do të mbeteni me një email që nuk ka kuptim. Ju keni ngecur me të pasi keni investuar mjaft kohë në atë adresë.

Merrni Një Email Për Çfarëdolloj Tipi Që Ju Do Të Zgjidhni

Pavarësisht nëse merrni adresa email të presonalizuar ose jo, ju do të donit një ofrues të mirë të këtij shërbimi. Kjo ju lejon të shijoni përfitimet pavarësisht tipit të email që do të zgjidhni.

Cila është një mënyrë më e mirë për të marrë kontroll të plotë sesa lidhja e email me një website? Eja regjistro një domain dhe krijoni email tuaj, sot!

5/5 (1 Review)