A Ka Rëndësi Vendndodhja e Serverit të Website-it Tim? PO, Ja Pse
Vendndodhja e Serverit të Website : 4 Arsyet Kryesore për Vendodhjen
Po, vendndodhja e serverit ka rëndësi nëse doni të siguroni që faqja e internetit të funksionojë mirë, të maksimizojë SEO dhe ti sigurojë përdoruesit një eksperiencë navigimi të shkëlqyer. Këto janë arsyet pse.
Ju keni vlerësuar dallimet midis llojeve të hostimit: shared hosting, virtual private server dhe server i dedikuar. Ekipi juaj dhe ju keni punuar shumë për të gjetur emrin perfekt të domain-it dhe të prapashtesën e duhur.
Ju e keni të qartë çfarë kërkoni nga kompanitë e hostimit të website-ve dhe jeni gati për të kontaktuar kompaninë e duhur për faqen tuaj web.
Një gjë që mund ta keni harruar?
Vendndodhjen e serverit.
Por a përbën ndonjë diferencë të madhe vendodhja gjeografike e serverit ku ku do të bëhet hostimi i website-it tuaj?
Me një fjalë: PO.
Lexo më poshte për të mësuar arsyet pse.
1. Shpejtësia e ngarkimit të faqes
Sa më afër të jenë vizitorët që aksesojnë website-in tuaj, me serverin ku ndodhet faqja, aq më shpejt website juaj do të hapet për ta.
Rreth 50% e konsumatorëve thonë se website duhet të ngarkohet plotësisht brenda dy sekondave. Nëse faqja juaj është e ngadaltë ju rrezikoni të humbni shumë klientë potencialë.
Mos harroni, të dhënat nga faqja juaj duhet të shkojnë drejt vizitorëve. Sa më e shkurtër distanca që duhet të përshkojnë, aq më mirë do të jetë.
2. Siguria e Website
Mbi 30,000 website thyhen nga hackerat çdo ditë.
E dimë që ju nuk dëshironi që website-i jua të jetë njëri prej tyre. Kjo është një arsye tjetër pse vendodhja e serverit tuaj është kaq e rëndësishme.
Sigurohuni të zgjidhni një server që është i sigurtë, si fizikisht ashtu edhe nga pikëpamja dixhitale. Ju duhet të mbroni privatësinë e të dhënave tuaja.
Sigurohuni të kërkoni për sa më shumë elementë sigurie kur diskutoni vendndodhjen e serverit fizik me kompaninë e përzgjedhr për hostimin faqes tuaj web.
Pyesni për backup-et e energjisë dhe si kompania i trajton incidentet e sigurisë.
Edhe në qoftë se website-i juaj do të ndeshet me ndonjë çështje sigurie, një server afër ju ndihmon të merrni asistencën e duhur në kohë më të shpejtë.
3. Rezultatet e motorëve të kërkimit
Rreth 75% e konsumatorëve thonë se shikojnë vetëm faqen e parë të rezultateve të kërkimit.
Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të konsideroni se si vendndodhja e serverit tuaj mund të ndikojë në rezultatin tuaj të përgjithshëm të SEO.
Nëse faqja juaj është e ngadaltë për t’u ngarkuar, njerëzit nuk do ta klikojnë. Për rrjedhojë motorët e kërkimit do ulin rankimin e faqes tuaj. Mos harroni, shumë motorë kërkimi i japin përparësi rezultateve lokale.
Një server në të njëjtën zonë si shumica e vizitorëve të site-it tuaj, ndihmon të rankoheni më mirë se konkurrentët.
4. Përshtatshmëria dhe çmimi
Duke punuar me kompani hostimi lokale ose kompani që kanë servera fizikë në vendin tuaj – është e përshtatshëme për kompaninë tuaj.
Pagesat i kryeni në monedhën tuaj lokale. Merrni asistencë sipas orës dhe tarifave lokale. Këto ju mundësojnë të kurseni para në këtë proces.
Marrja e vendndodhjes së duhur të serverit
Shpresojmë që ky post bëri të qartë se vendodhja e serverit tuaj nuk ka rëndësi vetëm për shpejtësinë e faqes, por edhe për një sërë arsyesh të tjera.
Kur të blini një shërbim hostimi, ju duhet të siguroheni që vizitorët e website-it tuaj të mund ta aksesojnë shpejt dhe lehtësisht faqen tuaj.
Ju gjithashtu duhet të merrni në konsideratë hostimin në servera që janë fizikisht në vendin nga ku vjen shumica e trafikut tuaj.
Kontakto me ne për të mësuar më shumë për shërbimet tona të hostimit web me performancë të lartë dhe se si do të sigurohemi që website të funksionojë normalisht pa marrë parasysh se kush po e përdor atë.