Tregu i Domain – Shitjet në Sedo për periudhën 13 – 19 Maj 2019
Rikthehemi me një tjetër raport javor nga tregu i domain-ve Sedo. Këtë herë do të analizojmë harkun kohor nga 13 Maj në 19 Maj, të vitit 2019. Si zakonisht, do t’iu referohemi vetëm shitjeve publike të domain-ve, me vlerë mbi 2,000$. Numri total i shitjeve të realizuara arrin në 63. Rritje fare e vogël nga 58 shitjet e domain-ve të raportuara në javën e shkuar.
Kryesojnë një çift domain-ësh premium të tipit 4L.com. Domain-ët rapt.com dhe tome.com u vlerësuan me 25,000$ secili. Edhe pse vlera nuk është aq e madhe, këto janë shitjet më të rëndësishme.
Na ndiqni për të lexuar më shumë rreth secilës kategori.
Shitjet në Grupin e Domain-ve .COM
Për të dytën javë radhazi, numërojmë 42 shitje domain-ësh. Domain-ët 4-gërmësh (rapt.com dhe tome.com) kryesojnë me 25,000$, të ndjekur nga domain-i dy-fjalësh jazzyou.com i shitur 24,888$. Në vendin e katërt renditet një tjetër domain dy-fjalësh. Cannabismedia.com u ble për 19,999$. Listimi vijon me domain-in 4-gërmësh rjoy.com, vlerësuar fiks 15,000$ dhe domain-in 3-gërmësh zbo.com, për 14,016$. Në vendin e shtatë kemi domain-in fjalë, silkroadtravel.com, të shitur për 11,500$. Ndërkohë, pozicionet 8të dhe 9të shkojnë për cesarine.com dhe tripus.com. Të dy këto shitje domain-ësh kushtojnë nga 11,086$ (9,900EUR). Shitja e fundit 5-shifrore, në seksion, është transaksioni i agence.com, ekzaktësisht 10,000$.
Kudo, në listimin e transaksioneve hasim, domain të shkurtër/fjalë/shumë fjalësh. Pra, konkludojmë tendencën e javës, domain-et premium.
Shitjet në Grupin e Domain-ve ccTLD
Le të vazhdojmë me domain-ët ccTLD. Ky seksion ka përmirësim krahasuar me javën e shkuar. Të paktën lidhur me numrin e shitjeve të domain-ve. Gjithsej, janë 13 transaksione domain-ësh. Edhe pse më mirë se 8 transaksionet e raportit të fundit, prap jo në lartësinë e tendencës normale të volumit të shitjeve.
Prapashtesat .DE dhe .IN të domain-eve, ndajnë mes tyre rolin e kryesuesit me nga 2 listime secila. Mesa duket është javë e mirë për hyrjet teke. Ndër to listohen prapashtesat .CO.ZA, .COM.AU, .ES, .FR, .JP, .ME, .NL, .RO dhe .US.
Shitja më e mirë u arrit nga zilingo.com.au për 7,059$. E dyta dhe afër në vlerë, është maya.nl për 6,750EUR.
Transaksionet më interesante janë shitjet e domain-ve me një dhe shumë fjalë, si: cruise.us me çmim 4,795$, starlink.in i shitur 3,500$, bestsecret.ro për 3,000EUR dhe compass.me për 2,750EUR.
Ku janë domain-ët .DE? Hmmm… në fundin e listës, përfaqësuar nga terminverwalter.de dhe shopmate.de (respektivisht mea 2,500EUR dhe 2,400EUR).
Shitjet në Grupin e Domain-ve “Të Tjerë”
Në seksionin “Të Tjerë”, duket se numri i shitjeve ka ngecur tek shifra 8. Ndërkaq, në betejën mes TLD-ve të reja vs. të vjetra, kurora vazhdon t’i përkas grupit të vjetër (në volum dhe vlerë).
Shitjet më të rëndësishme të domain-ve janë: ngfl.net për 8,888$, spain.org për 7,500$, fox.bet për 6,999EUR dhe england.org për 6,500$. Duhet nënvizuar performanca e shkëlqyer e domain-it ngfl.net.
Këtu mbyllet ky raport. Ju lë takim javën tjetër. Mos harroni të ndiqni blog-un tonë.