Tregu i Domain – Shitjet në Sedo për Periudhën 29 Prill – 5 Maj 2019

Tregu i Domain – Shitjet në Sedo për Periudhën 29 Prill – 5 Maj 2019

Doni të dini si filloi muaji Maj në tregun e domain-ve Sedo? Le të analizojmë transaksionet më të rëndësishme nga data 29 Prill deri më 5 Maj, 2019.

Në Raport përfshihen vetëm shitjet publike të domain me vlerë mbi 2,000$.

Në listë janë 58 transaksione domain-ësh. “Ylli” i kësaj jave është domain-i CENTRIC.com. Domain-i premium, një-fjalësh, tërhoqi vëmëndjen e një tregtari domain-esh që ka zgjedhur të mbetet anonim. Ai pagoi plot 46,000$ për ta përvetësuar. I dyti domain i rëndësishëm është itjobs.kr. U vlerësua me 37,500$.

Në vazhdim, ju japim informacion të detajuar për secilën kategori.

Na ndiqni!

 

Shitjet në Grupin e Domain-ve .COM

Si ka performuar seksioni i domain-ve .COM? Epo, disi larg rezultateve të javës së fundit të Prillit. Numërohen 35 shitje publike domain-esh. Por, vetëm tre arrijnë vlerë 5-shifrore.

Domain-i kryesues është CENTRIC.com. Më pas, vjen palacio.com me 12,500EUR dhe domain-i 2-fjalësh choosepower.com për ekzaktësisht 10,000$. Në vazhdim, renditen coinxchange.com dhe cloudavg.com me vlera respektive 9,900$ dhe 9,715$.

Ka njëlloj tendence të domain-ve me katër ose pesë gërma. Më të rëndësishmit janë gbtec.com, fxsc.com, nunam.com, tuame.com, merce.com dhe atmy.com. Gjithashtu, në listë shfaqen edhe disa domain 2-fjalësh, si: trustedpayments.com, managecompany.com apo securetransit.com.

Seksioni i .COM-ve mbyllet me shitjen e një tjetër domain-i 5-gërmësh, të papërmendur mësipër. Auxon.com u shit, pikërisht në vlerën limit, 2,000$.

 

Shitjet në Grupin e Domain-ve ccTLD

Po seksioni i domain-ve ccTLD? Situata duket e mirë. Gjithsej, volumi i shitjeve publike të domain-ve përmban 17 transaksione. Jo aq larg nga 25 dhe 18 shitjet e domain-ve, të së njejtës kategori, të dy raporteve të fundit. Kryesimi vazhdon të mbetet tek domain-ët .DE. Këtë radhë, të listuar 7 herë. Ndiqen nga domain-ët .CH dhe .EU me nga 2 listime për secilin. Ndërkaq, hyrje teke kanë domain-ët .BE, .CO.UK, .CA, .ES, .EE dhe .KR.

Në krye të seksionit gjejmë itjobs.kr për 37,500$. Shitja tjetër 5-shifrore i përket domain-it stühle.de, me vlerë përafërsisht 11,000$. Në vazhdim, renditen dy shitje domain­-ësh të tipit LLL. Gla.de u vlerësua 6,800EUR. Mel.ee u shit për 5,000EUR. Në listim gjejmë edhe domain fjalë. Të tillë janë strip.de për 5,950EUR, headphones.ca për 5,300$, crystals.eu për 4,800EUR dhe amber.es për vetëm 2,300EUR. Këtë seksion e mbyll transaksioni i domain-it ready24.de.

 

Shitjet në Grupin e Domain-ve “Të Tjerë”

Një tjetër betejë mes TLD-ve të rinjë dhe të vjetër. Në përgjithësi, fitojnë domain-ët .ORG dhe .NET. Megjithatë, gTLD-të e rinjë vazhojnë të përpiqen. Por, kjo javë shkon në favor të TLD-ve të vjetër. Dominojnë dukshëm si në volum dhe në vlera të shitjeve. 8 është numri i shitjeve publike të domain në seksion, 6 nga të cilat janë domain-e .ORG/.NET.

Shitjet kryesore janë: ilaw.org me vlerë 5,000GBP dhe transformers.org për vetëm 3,500$. Domain-i më i rendësishëm, i llojit gTLD i ri, është ada.shop. Vlera e transaksionit arriti deri në 2,800$. Seksionin e mbyll domain tjetët gTLD i ri, cash.guru, shitur për 2,050$.

 

Këtu e përmbyllim këtë raport. Për më shumë informacion, mos harroni të kontrolloni blog-un tonë javor mbi tregun e domainve.

5/5 (1 Review)
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial