Tregu i Domain – Shitjet në Sedo për periudhën 25 – 31 Mars 2019
Raporti javor i Sedo-s përmban shitjet e domain-ve me vlerë mbi 2,000$. Transaksionet e domain-ve ndahen në tri grupe: grupi i domain-ve .COM, grupi i domain-ve ccTLD dhe grupi i domain-ve “Të Tjerë”.
Në këtë artikull do të analizojmë Raportin Javor të Shitjeve të Sedo-s nga data 25 Mars deri në 31 Mars të vitit 2019.
Gjithsej, renditen 75 shitje domain-ësh, me vlerë mbi 2,000$. Volumi i shitjeve është shumë më i mirë se në dy raportet pararendës (me 66 dhe 69 shitje domain-ësh të raportuar).
Rritja në volumin e shitjeve shkon tërësisht për grupin e .COM-ve. .COM-ët kryesojnë edhe në vlerë. Në zonën e ccTLD-ve nuk shquajmë ndryshim të rëndësishëm. Sakaq, shitjet e domain-ve “Të Tjerë” kanë pësuar rënie të mëtejshme në volum.
Shitja kryesore në listim i përket domain-it applegreen.com, paraprakisht në pronësi të Kim Sooyong. U ble nga kompania e Dublin-it Petrogas Group për vlerën 50,000EUR.
Shitjet në Grupin e Domain-ve .COM
Shitja më e mirë e javës, domain-i premium dy-fjalësh applegreen.com, është edhe shitja kryesore në seksionin e .COM-ve. I dyti renditet domain-i citizenships.com, me vlerë 40,000$.
Më pas pozicionohen gjashtë transaksione të tjera 5-shifrore. Renditja është e tillë: carfin.com për 25,000$, tambola.com për 15,000$, hackly.com për vlerën e 14,500$, 1001consejos.com dhe bitcap.com me 12,500$ secili dhe domain-i 3-gërmësh exl.com i shitur për 10,000$.
Radhitja vazhdon me smokeland.com, letsservice.com dhe stemedia.com. Çmimet respektive janë 9,500$, 9,000$ dhe 8,500$.
Domain të tjerë interesantë të renditur janë: andbox.com, medmentor.com, evolvingweb.com, vertue.com, extremee.com dhe eventier.com.
Siç vërehet, seksioni i .COM-ve përbëhet kryesisht nga domain-e shumë-fjalësh ose pseudo-fjalë.
52 është numri i shitjeve të regjistruara të domain-ve .COM. Është shifër pozitive në raport me 42, 48 dhe 56 transaksionet e po kësaj kategorie të tre raporteve të fundit.
Shitjet në Grupin e Domain-ve ccTLD
Edhe këtë herë, seksioni i ccTLD-ve regjistron vetëm një shitje 5-shifrore. 10,000EUR shkojnë për domain-in dy-gërmësh hs.at.
Ndiqet nga domain-i fjalë reshape.co, për 7,500$, domain-ët tre-gërmësh lav.co dhe cec.se, me çmime respektive 7,000$ dhe 6,200$. Lista vijon me skapa.eu për 6,000EUR dhe passtperfekt.de për 5,000EUR.
Domain të tjerë që duhen përmendur janë dhe domain-ët e shkurtër, .IO, si: hkd.io i shitur 3,899$, diode.io me vlerë 3,750$ dhe jpy.io për 3,499$.
I fundit, si dhe përmbyllës në listën e ccTLD-ve është cmc-versand.de. Transaksioni kapi ekzaktësisht vlerën 2,000$.
Në total, kemi 20 shitje të domain-ve ccTLD, mbi 2,000$. Pak a shumë i njejti volum si në tre raportet pararendëse. Shitjet e tre raporteve të mëparshëm janë 20, 14 dhe 20 domain-e ccTLD të listuar.
Renditja fillon me domain-ët .DE me 7 listime; ndjekur nga .CO dhe .IO me 3 listime secili; dhe të fundit renditen domain-ët .ID të listuar dy herë. Ndërkaq, hyrjet teke shkojnë për domain-ët .AT, .CA, .CO.UK, .EU dhe .SE.
Shitjet në Grupin e Domain-ve “Të Tjerë”
Një tjetër listë fare e shkurtër për seksionin “Të Tjerë”. Vetëm 3 shitje të raportuara. Krahasuar me javën e kaluar jemi një shitje minus. Ndërsa, në raport me dy javë më parë, kemi 4 shitje më pak. Volumi i shitjeve nuk po arrin të përmirësohet.
Megjithatë shitjet e domain-ve në Sedo të kësaj jave sjellin një lajm të mirë. Rikthehen gTLD-të e reja. Në fakt, listën e shkurtër e drejton pikërisht një gTLD e re. shitja kryesore e seksionit shkon për domain-in simon.group me vlerë 6,500$. Dy vendet e tjera i zënë .ORG-ët. Domain-i gerstner.org u shit për 2,873EUR, ndërsa parc.org për 2,500 EUR. Edhe pse .ORG-ët prevalojnë në volum shitjesh, gTLD-të e reja triumfojnë në vlerë.