Tregu i Domain – Shitjet në Sedo për periudhën 11 – 17 Mars 2019

Tregu i Domain – Shitjet në Sedo për periudhën 11 – 17 Mars 2019

Në këtë artikull do të shqyrtojmë shitjet në tregun e domain-ve të Sedo-s midis 11 dhe 17 Mars 2019.

Tregu i domain, Sedo, në raportin javor përmban shitjet e domain-ve me vlerë mbi 2,000$. Në raport nuk përfshihen transferimet private të domaineve. Transaksionet e domain-ve ndahen në tri grupe: grupi i domain-ve .COM, grupi i domain-ve ccTLD dhe grupi i domain-ve “Të Tjerë”.

E gjithë lista përmban 69 shitje domain-esh me vlerë mbi 2,000$. Vërejmë tkurrje të vazhduar të volumit të shitjeve. Para dy javësh flisnim për 84 transaksione, në javën e kaluar kishim 81 transaksione dhe tashmë kemi, të raportuara, vetëm 69 shitje domain-esh. Padyshim, tendenca nuk duket të jetë pozitive.

Grupi i .COM-ve vazhdon të mbaj drejtimin si në volum dhe në vlerë. Sakaq, performanca e domain-ve ccTLD nuk është në ditën e vet më të mirë. Ndërsa seksioni “Të Tjerë” duket se po fillon të rimëkëmbet disi.

Shitja kryesore e raportit është e domain-it vivlio.com. Vlera e transaksionit shënon vetëm 25,000$.

 

Shitjet në Grupin e Domain-ve .COM

Një tjetër javë nën kryesimin e domain-ve .COM tek tregu i domain Sedo. Siç dhe u përmend më sipër, kurorën e javës e mban vivlio.com. Ndiqet ngushtë nga mandom.com me çmim transaksioni 20,000EUR. Mandom.com renditet i dyti jo vetëm në hapsirën e .COM-ve, por dhe në tërësinë e listimit. Ka gjasa të jetë blerë nga një kompani kozmetike japoneze.

Në vendin e tretë, për .COM-ët, pozicionohet domain-i 3-gërmësh niq.com me vlerë 19,000$. Renditja vazhdon me kgbank.com dhe date247.com të vlerësuara me nga 15,000$ secila. Më pas, vijnë nowos.com për 13,000$ dhe artificer.com për vlerën e 12,000$.

Interes shfaq domain-i i shqiptueshëm neksa.com që arrin të kap shumën 9,900$. Po ashtu dhe domain-ët: localcryptos.com (domain 2-fjalësh) i shitur për 5,000$; apo jeanie.com (domain emër i përvetshëm), për vlerën e konsiderueshme prej 3,600$.

Në këtë raport, numri i shitjeve të domain-ve .COM është 48. Qartësisht i ulët në krahasim me 56 shitjet e së njejtës kategori në raportin e fundit. Gjithsesi, më mirë se 47 dhe 36 shitjet e raportuara para dy dhe tre javësh.

 

Shitjet në Grupin e Domain-ve ccTLD

Tek tregu i domain Sedo, domain-et .DE vazhdojnë të ruajnë kontrollin në këtë seksion. Shitje “hit” për domain-ët ccTLD është domain-i i pazakontë me dy gërma, bf.de. U transferua për 15,000EUR. Rrjedhimisht, rezulton i katërti në renditjen e përgjithshme të raportit.

Rundflug.de e ndjek i dyti për ccTLD-të, por me vlerën modeste të 6,800EUR. Renditja vijon me kapelusz.pl për 6,190EUR, declareren.nl për 6,000EUR dhe schiebesysteme.de për 4,500EUR.

Duhen përmendur edhe shitjet e domain-ve, si në vijim: transaksioni i domain-it 3-gërmësh, sti.co, për 3,895$; shitja e equalizer.es për 3,599$; dhe blerja e domain-it 4-gërmësh aero.pk për 3,000$.

Gjithsej, renditen 14 shitje të domain-ve ccTLD, mbi 2,000$. Përkeqësimi është i qartë përball 20-22-22 transaksioneve të domain-ve të së njejtës kategori, raportuar në tre raportet pararendës. Kemi 6 shitje të domain-ve .DE. Ndërkaq, kemi hyrje teke në listë për domain-ët: .CO, .CO.UK, .ES, .HK, .NL, .PK, .PL dhe .US.

 

Shitjet në Grupin e Domain-ve “Të Tjerë”

Raporti i kësaj jave për tregun e domain-eve duket disi më i populluar në sferën e domain-ve “Të Tjerë”. Figurojnë 7 shitje të domain-ve. Pak më mirë se vlerat 5, 2 dhe 6 të shitjeve të së njejtës kategori, në tre raportet e fundit.

.ORG/.NET kanë përparësi në volum shitjesh. gTLD-të e reja zënë vetëm dy vende në listë.

 

Panvarësisht volumit të shitjeve, vendi i parë i përket ostsee.travel i shitur për 9,500EUR. Ndiqet nga cryptomining.org me vlerë 4,000$. Më poshtë në listë vendosen tradelogic.net për 3,500$ dhe pulse.cloud për 2,888EUR (gTLD-ja e dytë në listë). Fundi i seksionit popullohet vetëm nga domain-e .ORG dhe .NET.

5/5 (1 Review)