Tregu i Domain-ve – Shitjet në Sedo për periudhën 04 Mars – 10 Mars 2019
Në këtë përmbledhje do të paraqesim transaksionet e domain-ve të shitura në Sedo nga data 04 deri në 20 Mars të vitit 2019.
Tregu online i domain-ve, Sedo, raporton çdo javë transaksionet e kryera. Raportimi përmban shitjet e domain-ve me vlerë mbi 2,000$. Përjashtohen nga lista shitjet private. Transaksionet e domain-ve shpërndahen në tri kategori: domain .COM, domain ccTLD dhe domain “Të Tjerë”.
Në raport figurojnë 81 shitje të domain-ve me vlerë mbi 2,000$. Krahasuar me 84 domain-et e listuar në raportin e fundit, vërehet rënie prej tre transaksionesh. Po! Kemi zvogëlim të volumit të shitjeve. Ndërkaq, vlerat e arritura, sidomos nga .COM-et, janë shumë më interesante këtë javë.
Performanca më e mirë në volum dhe shitje shkon për grupin e .COM-ve. Tek ccTLD-të nuk hasim ndryshime të rëndësishme. Domain-et .DE vazhdojnë kryesimin. Situata, në seksionin “Të Tjerë”, mbetet e pakënaqshme. Megjithatë, volumi i shitjeve nuk është aq dobët sa në raportin pararendës.
Domain-i 4-gërmësh i tipit fjalë, boot.com kap vlerën 70,000$. U ble nga pronari i domain-it gjerman boot.de. gjithashtu, interes shfaqin edhe vlerat e transaksioneve të investingmoney.com dhe tzgz.com.
Shitjet në Grupin e Domain .COM
Edhe këtë herë, shitjet e domain-ve .COM kryesohen nga transaksioni më i mirë i të gjithë raportit. 70,000$ shkojnë për boot.com.
Numërohen tetë shitje 5-shifrore, në këtë kategori. Boot.com ndiqet nga dy shitje të rëndësishme domain-esh, si: investingmoney.com që kap super-vlerën 55,000$ dhe tzgz.com që arrin të shitet 43,000$.
Në vazhdim pozicionohen: tbn.com me 29,888$, datenschutzauditor.com me 15,000EUR, promanage.com me 10,000$, domain-i 24-gërmësh internationaldesigngroup.com me 10,000$ dhe domain-i 2-fjalësh secureaccess.com i shitur 10,000$.
Fakt intrigues, në listë, përbëjnë domain-et e shkurtër dhe të shqiptueshëm, si: vepe.com për 8,000EUR, epor.com për 8,500$, ozti.com për 5,000$, tawek.com për 4,000EUR dhe gooin.com i shitur për 3,000$.
Në seksionin .COM kemi 56 shitje të domain-ve. Krahasuar me 47, 36 dhe 37 shitjet e ngjashme në 3 raportet e fundit, rritja është mëse e dukshme.
Shitjet në Grupin e Domain ccTLD
Swimmingpool.de kryeson në grupin e ccTLD-ve. Vlera e tij arrin shifrën 12,750EUR. Është shitja e vetme 5-shifrore e kësaj hapësire. Të dytët pozicionohen domain-i meinung.de dhe domain-i 2-gërmësh tr.im. Secili prej tyre u shit për 8,000EUR.
Më pas, lista vijon me: geburtstagsgeschenk.de për 7,500EUR, domain-in një-fjalësh flirts.de për 5,950EUR, c-a.de për 5,000EUR dhe motoryacht.de për 4,999EUR.
Gjithashtu, duhet t’i japim vëmëndje edhe shitjeve të domain-ve një-fjalësh, si: process.co i shitur për 4,000EUR, casino.sv me çmim 3,500EUR, pinnacle.se për 3,500$, jump.ch i shitur 2,990EUR dhe nectarine.co për 2,500GBP.
Në 3 raportet pararendës, volumi i shitjeve të domain-ve ccTLD është 22, 22 dhe 21. Vërejmë 20 shitje të domain-ve të listuar në këtë raport.
Domain-et .DE vazhdojnë në vendin e parë të grupit, me 11 listime. Pra, performojnë edhe më mirë se në raportin e fundit. Ndërsa, me nga 2 listime përfaqësohen domain-et .CH dhe .CO. Sakaq, domain-et .IM, .IT, .NL, .SE dhe .SV kanë secili nga vetëm një listim.
Shitjet në Grupin e Domain “Të Tjerë”
Këtë javë, kategoria “Të Tjerë”, prezanton 5 shitje të domain-ve me vlerë mbi 2,000$. Numri i shitjeve mbetet i ulët. Sakaq, volumi i shitjeve të domain-ve ka disi përmirësim nga raporti i kaluar (me vetëm 2 shitje të domain-ve). Megjithatë, rri në nivelin e shitjeve të paraqitura para dy dhe tre javësh (me respektivisht 6 dhe 4 shitje të domain-ve “Të Tjerë”).
Transaksioni më i rëndësishëm është shitja e gTLD-së së re, real.men, për 5,999$. Vendi i dytë i përket gjeo-domain-it .ORG, istanbul.org, për vlerën e 5,101$. Vazhdimi i listës ka vetëm domain-e të tipit .NET dhe .ORG.