FALAS
Ne nuk do t'ju tatojmë për transferimin e domain-eve .al , .com ose ndonjë domain-i tjetër shqiptar brenda ose jo te sistemit tonë.
I THJESHTË
Nuk nevojiten njohuri teknike. Në rast se nevojitet ndihmë, ekspertët tanë janë gjithmonë të gatshëm për t'ju asistuar.
I SHPEJTË
Proçesi i transferimit është i automatizuar. Në momentin që të dhënat e transferimit janë siguruar atëherë do të aktivizohet transferimi.
Përgatitu për transferimin e domain-it tuaj
Ju lutem siguroni që :
- Të verifikoni që adresa e email-it të regjistruesit tuaj është i saktë.
- Të merrni kodin e autorizimit të domain-it tuaj nga ofruesi juaj i domain-it.
FAQ - Keni pyetje? Ne ju japim përgjigje!
Çfarë është një transferim i emrit të domain-it?
Transferimi i emrit të domain-it është proçesi i ndryshimit të emrit të domain-it të regjistruar nga kompania që mirëmban regjistrimin e domain-it tuaj te një regjistrues të ri. Këtu tek iRegister, ne sigurojmë që proçesi i transferimit të jetë i lehtë.
Do të humbas kohën e mbetur me regjistruesin aktual?
JO, ju nuk do të humbisni kohën e mbetur të domain-it tuaj te validuar pra mund të mbartet.
Sa kohë zgjat procesi transferimit?
Transferimi i domainit .al dhe nën domaineve të tij, normalisht kryhet brenda disa minutave. Për domainet me prapashtesë tjetër (.com, .org, etj…) kohëzgjatja varet nga prapashtesa e domainit.
Si mund të transferoj një domain nga një llogari tek një tjetër brenda iRegister?
Për të transferuar një domain brenda iRegister, duhet të logoheni në zonën e clientit dhe të hapni biletë (ticket) tek supporti ku të kërkoni transferimin e domanit. Zotëruesi duhet të deklarojë në kërkesë email-in e marrësit të domainit (atje ku domaini do të transferohet – pronari i ri). Kini kujdes që të shkruani email-in e marrësit në mënyrë korrekte. Emaili i marrësit shërben identifikimin e tij e llogarisë së tij në sistemin tonë.
Çfarë është një kod autorizimi/EPP?
Kodi i autorizimit të domain-it ofron një nivel të lartë të sigurisë për regjistrimin e emrit të domain-it. Ky kod është unik për secilin emër domain-i dhe është i vendosur nga regjistruesi në momentin e regjistrimit.
Duhet të pres derisa emri i domain-it të skadojë përpara se të ndodhë transferimi?
Jo , ne ju inkurajojmë që ju të transferoni emrin e domain-it tuaj përpara se të skadojë në mënyrë që të mos hasni probleme.
Si mund të marr kodin e autorizimit te domain-it?
Çdo regjistrues ka procedurat e tij për marrjen e kodit të autorizimit. Në shumicën e rasteve duhet kontaktuar me ekipin e suportit dhe t’i pyesni për kodin e autorizimit.
Sa do të kushtojë transferimi i domain-it?
Transferimi i domain-eve .al dhe sub domain-eve të tij të iRegister është falas. Për shtesat e tjera kostoja e transferimit varion në bazë të shtesës. Normalisht kushton më pak se normalisht. Kostoja duhet të aplikohet pasi të rinovohet domain-i. Gjithashtu do të realizohet me çmim të ulët. Sistemi ynë do t’ju lajmerojë nëse kostoja e rinovimit aplikohet te ndonjë nga domain-et tuaja kur ju jeni në një proçes transferimi.
Do të transferohen nameserver-at e asociuar me domain-in?
Nameserver-at për domain-in do të qëndrojnë të njëjtët përgjatë transferimit , veç në rast se ju po përdorni shërbim FreeDNS është i lidhur me domain-in. Në rast se ju hostoni DNS për domain-in vetë ose me anë të një kompanie webhosting , ato do të transferohen.
Nëse ju do të përdorni nameserver-at të parazgjedhur të regjistruesit , ju këshillojmë që :
- të siguroheni që domain-i juaj po përdor një backup të shërbimit të DNS , jo të lidhur me regjistruesin aktual.
- në momentin që domain-i fillon të përdorë shërbimin DNS , ju mund të inicializoni transferimin.
Në rast se ju keni akoma dyshime për disponueshmërinë e shërbimit gjatë transferimit të domain-it , ju lutemi të kontaktoni me stafin për t’ju ndihmuar gjatë proçesit.