Taxes.com del nga qarkullimi! Shitet për 250,000$ nga David Clegg!

Taxes.com del nga qarkullimi! Shitet për 250,000$ nga David Clegg!

Raporti i shitjeve të domain-eve të Sedo-s nga 17 Dhjetor 2018 në 6 Janar 2019

Në vazhdim të raportimit mbi zhvillimet në tregun e domain-eve, sot sjellim të dhënat e radhës. Ky artikull bazohet në raportimet e shitjeve të Sedo-s për periudhën 17 Dhjetori 2018 deri në 6 Janar 2019.

Transaksioni kryesor për këtë periudhë 3 javore është shitja mbresëlënëse e domain-it taxes.com. Ishte brokeri i Sedo-s David Clegg, i cili  nënshkroi marrëveshjen me vlerë 250,000$.

Vëzhgim i detajuar mbi shitjet e domain-ve .COM

Në grupin e domain-eve .COM numërohen 97 transaksione të domain-ve me vlerë mbi 2,000$. Në këtë listë, vetëm taxes.com arriti të ketë vlerë 6-shifrore. Ky transaksion pasohet nga 12 (dymbëdhjetë) shitje domain-esh me vlerë 5-shifrore. Në krye është finalgoal.com me vlerë 68,000$. Lista vazhdon me dy domain-e 3-gërmësh, shitjet e të cilave ndjekin këtë renditje: ggn.com shitur për 29,000$ dhe daz.com për 25,500$. Kjo periudhë ka qenë e mbarë për shitjen e domain-ve .com të tipit LLL (3-gërmësh). Në raport shfaqen edhe domain-et eum.com me vlerë 17,400$, azh.com për 15,000$ dhe zuj.com për 10,099EUR.

Numri mesatar i shitjeve javore ishte rreth 32. Jo edhe aq larg nga 29, 41 dhe 38 shitjet e raportuara për grupin .com të domain-ve në tre javët  pararendëse.

Ç’mund të themi për shitjen e domain-ve ccTLD?

Për sa i takon seksionit ccTLD, lista e transaksioneve kryesohet nga paybit.cn i cili u shit për 12,000$. I dyti në listë është bonus.com.de për 10,000EUR. Interes shfaqin disa shitje domain-esh 2 gërmësh si: sy.at me vlerë 7,500EUR, if.de shitur kundrejt shumës 6,000EUR dhe cb.at për 4,999EUR. Përbërja e listës së  transaksioneve të domain-ve në këtë seksion është si në vijim: .de me 8 listime, .fr me 4 listime, .co dhe .cn me nga 3 listime secila, .at me 2 listime dhe hyrjet teke për .ch, .co.kr, .co.uk, .com.br, .com.de, .es, .eu, .in, .io, .lu, .nl dhe .to.

Në tërësi janë 32 shitje domain-esh ccTLD me vlerë mbi 2,000$. Mesatarja javore e numrit të domain-ve të shitur për ccTLD-të është rreth 11. Ky seksion shfaq një rënie të lehtë gjatë kësaj periudhe krahasuar me 17, 16 dhe 15 transaksionet e ngjashme të raportuara në 3 raportet e fundit.

Si paraqiten shitjet e domain-ve në seksionin “Të Tjerë”?

Në seksionin “Të Tjerë”, transaksioni më i mirë është i domain-it enhance.net për 14,000$, ndjekur nga emprego.org me vlerë 10,000$. Nuk ka shitje të tjera 5-shifrore në këtë pjesë të tabelës. Duket se trendi i momentit janë domain-et një-fjalëshe, si: resort.net shitur për 6,000$, psyche.org dhe swarm.tech secili i shitur për vlerën 5,000$, seattle.biz për 4,000$, london.info për 3,133$, cloud.team për 3,000EUR, damascus.net për 2,500EUR dhe thai.today me vlerë 2,000$. Gjithsej janë vetëm 14 transaksione të domain-ve të regjistruara, me vlerë mbi 2,000$, nga të cilat 4 i përkasin kategorisë .net, 3 asaj .org dhe 7 janë shitje të domain-ve të tjerë gTLD.