Si Të Përzgjedhësh Regjistrarin e Duhur

Si Të Përzgjedhësh Regjistrarin e Duhur

Doni të regjistroni një domain? Epo, atëherë do t’ju duhet të përzgjidhni një regjistrar. Por… Çfarë është regjistrari? Si duhet zgjedhur ai i duhuri?

“Regjistrar” është kompania që ju mundëson regjistrimin e domain-it. Ekzistojnë me mijëra regjistrarë, kështu që përzgjedhja e regjistrarit të duhur mund të duket e vështirë. Në fakt nuk është aspak e lehtë, sidomos kur nuk keni informacion si të vlerësoni regjistrarin e duhur. Ne jua thjeshtëzojmë punën. Vazhdoni leximin për të mësuar karakteristikat që duhet të kontrolloni kur të zgjidhni regjistrar-in tuaj.

 

6 Karakteristikat Kryesore Të Një Regjistrar-i Të Mirë

Është e rëndësishme të zgjidhni regjistrar të besueshëm. Domain-et tuaja janë investimi juaj dhe si të tillë nuk mund tia besoni çdokujt. Në vazhdim, ju paraqesim 6 elementët kyç, që regjistrar-i juaj duhet të ketë. Mos neglizhoni asnjë prej tyre, kur t’ju duhet të vendosni.

1. Kontroll i plotë

Të kesh kontroll të plotë mbi domain-in tënd është thelbësore. Kontrolli i pjesshëm mund t’ju pengojë në përditësimin e të dhënave të domain-it. Kjo nuk do t’ju pëlqente aspak në të ardhmen.

Interesohuni për llojin e kontrollit mbi domain-in përpara regjistrimit. Zgjidhni regjistrarë që ju ofrojnë kontroll të plotë.

 

2. Transferimi i domain-it

Transferimi i domain-it është proçesi i zhvendosjes së domain-it tuaj nga një regjistrar tek një tjetër.

Sigurisht, nuk do të doni të transferoni domain-in dhe ndryshoni regjistrar menjëherë, por mund ta ndjeni të nevojshme në të ardhmen.

Ju duhet të informoheni paraprakisht, mbi procedurën dhe kohën e nevojshme. Në përgjithësi procedurat e transferimit janë të njëjta, por disa prapashtesa domain-esh kanë disa dallime të lehta. Mbani parasysh se në të shumtën e rasteve, transferimi i domain-it nuk mund të kryhet pa kaluar 60 ditë nga regjistrimi.

Kontrolloni seksionin mbi detajet e transferimit për regjistrarin që po konsideroni të kontraktoni.

 

3. Shërbimi ndaj klientit

Është e rëndësishme që domain-i juaj të jetë vazhdimisht në gjendje funksionale, sidomos kur keni një biznes funksional të lidhur me atë domain. Për këtë arsye, është thelbësore gatishmëria e stafit të regjistrarit në rast problemesh me domain-in.

Sigurohuni për efikasitetin e shërbimit ndaj klientit përpara se të ndodheni në vështirësi.

Gjithashtu, regjistrari duhet t’ju dërgojë njoftime mbi datën e rinovimit të domain-it. Nuk do të dëshironit të humbisni domain tuaj perfekt vetëm sepse harruat datën e rinovimit.

Disa regjistrarë ofrojnë edhe shërbime specifike të ruajtjes së domain-it pasi ka kaluar data e rinovimit.

Zgjidhni një partner që garanton gatishmëri në shërbim dhe ju informon mbi domain-in tuaj.

 

4. Kontrata dhe çmimi

Tregu ofron shumëllojshmëri tarifash regjistrimi dhe rinovimi vjetor të domain-it. Madje, ekziston edhe mundësia e regjistrimit apo rinovimit për kohë më të gjatë se 1 vit.

Ndoshta mund t’ju duhet të konsideroni edhe opsione shtesë në domain, si: privatësia, sigurimi kundrejt vjedhjes, etj. Sidomos, privatësia e domain-it, është opsion shumë i dobishëm në funksion të mbrojtjes së kontakteve personale.

Përzgjidhni regjistrar-in që i përshtatet me mirë kërkesave dhe nevojave tuaja. Mos hezitoni të shtroni të gjitha pyetjet që mund të keni, për t’u qartësuar.

 

5. Shërbime shtesë

Janë të shumtë regjistrar-ët që ofrojnë paketa të plota shërbimesh. Këto paketa përfshijnë: regjistrim dhe hostim domain-in, ndërtim website-i dhe çertifikata SSL apo produkte shtesë.

Kjo është rruga më e lehtë për të patur sa më shpejt një faqe web funksionale.  Merrni informacionin e nevojshëm mbi opsionet që ofrohen dhe përzgjidhni atë që ju përshtatet më shumë.

 

6. Prapashtesat e Domain-eve

Shumë biznese zgjedhin domain .com. Megjithatë ka me qindra prapashtesa të reja domain-esh në qarkullim. Regjistrar-ët, jo domosdoshmërisht ofrojnë shumëllojshmëri në prapashtesat e domain-eve që mund të rregjistroni.

Nëse ky element është me rëndësi për ju, sigurohuni që regjistrari  të ofrojë rregjistrimin e sa më shumë prapashteve.

Përzgjedhja e regjistrarit të duhur është një proces që duhet marrë seriozisht. Mos neglizhoni 6 elementët kyç që listuam më sipër.

Për informacion të mëtejshëm, na kontaktoni. Jemi në shërbimin tuaj!

5/5 (1 Review)