Raporti mbi shitjet e domain-eve në Sedo për 7 – 13 Janar, 2019
Transaksionet e raportura mbi shitjet e domain-ve në Sedo-s për periudhën 7 – 13 Janar 2019 përfshijnë 62 transferime me vlerë mbi 2,000$. Lista kryesohet nga shitja e domain-it tri-gërmësh ILL.com, me vlerë 70,000$, e realizuar nga Dave Evanson.
Edhe këtë javë sjellim për lexuesit tanë zhvillimet më të fundit nga tregu i domaineve. Në transaksionet e kësaj jave mbizotëruan shitjet e domain-eve .com.
Shitjet e domain-eve .COM
Tabela javore përmban 41shitje të domain-ve .COM, me vlerë mbi 2,000$. Situata paraqitet e mirë në krahasim me mesataren prej 32 shitje domain-esh në javë, të raportuar në raportin e fundit 3-javor.
Transaksioni kryesues i takon domain-it ILL.com dhe ndiqet nga pesë shitje të tjera 5-shifrore. Vendin e dytë, në seksionin .COM, e zë domain-i 4-gërmësh ndvr.com me vlerë 40,000$. Më pas, vijnë domain-et sauber.com për vetëm 15,000EUR, cannabliss.com për 12,000GBP, brasileirinhas.com për 15,000$ dhe bashed.com me çmimin 12,000EUR.
Këtë javë, nuk raportohen tendenca të veçanta për domain-et .COM. Ndërkaq, në raport dallohen domain-et e lehtë në shqiptim, fjalë 3- dhe 4-gërmëshe.
Shitjet NË Grupin ccTLD
Transaksioni më i rëndësishëm për ccTLD-të është shitja e domain-it Appiscreen.fr për 27,300EUR. Në vazhdim, vijnë shitjet 5-shifrore të domain-ve gjermanë: cosmetic.de dhe localnachrichten.de, secili me vlerë 10,000EUR. Seksioni ccTLD vijon me noma.de i shitur për 5,800EUR, paybit.se me 4,999EUR dhe filebox.cn me vlerë 5,385$. Shaqet interesant edhe fundi i këtij seksioni të tabelës. Janë prezent transaksionet e domain-ve një-fjalësh wonders.es, cage.fr dhe rainbow.fr, secili i shitur për 2,000EUR.
Për këtë javë, renditja paraqitet: .de me 4 listime, .fr me 3 listime, .cn me 2 listime dhe hyrje teke për .ch, .co.uk, .es, .no dhe .se.
Në total, janë 14 shitje domain-esh ccTLD me vlerë mbi 2,000$. Në krahasim me javët e shkuara, mund të konsiderohet sasi e mirë shitjesh.
Shitjet NË Grupin “Të Tjerë”
Kategoria “Të Tjerë” ka vetëm 7 transaksione domain-esh, mbi 2,000$. Jo edhe aq e vlerësueshme, por, gjithsesi, më mirë se mesatarja 5 për javë, e raportit të përmbledhur 3-javor.
Kryesojnë në volum .net-ët me tre shitje domain-esh, pasuar nga .org dhe gTLD-të e reja me nga dy shitje domain-esh respektivisht.
Surpriza e kësaj zone të tabelës është domain-i gTLD go.holdings. Renditet i pari në seksion dhe është e vetmja shitje 5-shifrore për “Të Tjerë”. Domain-i i tipit gTLD i ri, go.holdings, u shit për vlerën e konsiderueshme prej 19,000$.