Tregu i Domain-ve – Shitjet në Sedo për periudhën 25 Shkurt – 3 Mars 2019
Në këtë përmbledhje do të paraqesim transaksionet e domain-ve të Sedo-s nga data 25 Shkurt deri në 3 Mars të vitit 2019.
Tregu online i domain-ve, Sedo, nxjerr çdo javë raportin e domain-ve të shitur mbi vlerën e 2,000$. Raporti ndahet në tre seksione: domain .COM, domain ccTLD dhe domain “Të Tjerë”.
Vlerën më të madhe të gjithë listës, këtë javë, e kapi navibank.com me 50,000$.
Numri i domain-ve të shitur, me vlerë mbi 2,000$, është 71. Nuk kemi surpriza apo vlera të larta shitjesh. Vendet e para i marrin domain-et .COM. Në kategorinë ccTLD, hapësira kryesore u përket domain-ve gjerman .DE. Situata e përgjithshme duket e zakontë. Përjashtim bëjnë domain-et e kategorisë “Të Tjerë”. Në këtë raport, shitjet e domain-ve .ORG/.NET dhe gTLD-ve të reja kanë rënie krahasuar me javët pararendëse.
Shitjet në Grupin e Domain-ve .COM
Numri i shitjeve të domain-ve .COM me vlerë mbi 2,000$, në Sedo, është 47. Në tre raportet pararendëse, shitjet e domain-ve të së njejtës kategori kapin vlerat 36, 37 dhe 34. Pra, kemi përmirësim të dukshëm në volumin e shitjeve të domain-ve .COM.
Shitje 5-shifrore (në Dollar) arrijnë domain-ët: navibank.com për 50,000$, pasuar nga domain-i fjalë blume.com për 22,000$, fivelements.com i shitur për 19,000$ dhe sërish një tjetër domain fjalë aprende.com me vlerë 8,999EUR. Në vazhdim, shumë afër shitjeve 5-shifrore gjejmë të pozicionuar domain-in concretecutters.com me vlerë 9,995$. Disa transaksione të tjera interesante në listë janë marijuanabank.com me çmim 8,000 EUR, domain-i i shqiptueshëm pronounceable simpi.com dhe domain-i shumë-fjalësh howthingswork.com, respektivisht të shitur secili për 8,000$. Edhe këtë herë, kategoria e .COM-ve shfaq varietet në tipologjinë e domaine-ve në listim.
Shitjet në Grupin e Domain-ve ccTLD
Kemi 22 shitje të domain-ve ccTLD me vlerë mbi 2,000$. Nuk hasim luhatje të konsiderueshme krahasuar me 22, 21, dhe 24 shitjet e domain-ve të së njejtës kategori, të 3 javëve të fundit. Domain-et gjerman .DE, kryesojnë me 9 listime. Më pas vijnë domain-et .AE, .CH, .ES dhe .FR që kanë nga 2 listime secili. Ndërkaq, domain-et .CN, .EC, .EU, .ME dhe .PE janë me hyrje teke.
Seksioni fillon me domain-in premium gjerman, të llojit një-fjalësh dhe me 3 gërma, hot.de. Hot.de u ble për vlerën e konsiderueshme të 14,824EUR.
I dyti në listë është vergleichsportal.de për 12,000 EUR. Lista vijon me domain-et videoslots.ec për 7,500$, marketplace.ae për 7,000$ dhe zitat-des-tages.de i shitur për 5,058 EUR.
Hapsira e ccTLD-ve përmban, gjithashtu, edhe disa shitje të domain-ve një-fjalësh, si: remote.me i shitur për vetëm 3,999$, site.es me vlerë 2,999EUR, cribs.ch me vlerë 2,888$ dhe support.ae me vlerë transaksioni 2,500$.
Shitjet në Grupin e Domain-ve “Të Tjerë”
Në këtë raportim, seksioni “Të Tjerë” është fare i shkurtër. Numërojmë vetëm 2 shitje të domain-ve Sedo. Krahasuar me tre raportet e mëparshme (përkatësisht: 6, 4 dhe 4 shitje të domain-ve të ngjashëm), volumi i shitjeve ka pësuar rënie.
Lista përbëhet nga një domain .org dhe një tjetër domain gTLD i ri. Transaksionet e domain-ve janë: everydayhealth.org për vlerën 3,900$ dhe mail.town i shitur për 2,499 EUR.