Raporti i Sedo për Shitjet e Domain-ve nga data 10 deri në 18 të muajit Shkurt, të 2019-ës

Raporti i Sedo për Shitjet e Domain-ve nga data 10 deri në 18 të muajit Shkurt, të 2019-ës

Në postimin e kësaj jave mbi tregun e domain-eve do të analizojmë shitjet e domain-eve në Sedo për periudhën 10 deri në 18 Shkurt 2019.

Në raportimin për këtë periudhë, gjithsej, shfaqen 62 shitje të domain-eve me vlerë mbi 2,000$. Vërejmë se volumi i shitjeve nuk ndryshon nga ai i raportit pararendës.

Transaksioni më i rëndësishëm në listë është, edhe këtë herë, një domain .COM. Duobank.com u shit për 30,000 GBP.

 

Shitjet në Grupin e Domain-eve .COM

Në këtë seksion kryeson duobank.com, pasuar nga langkawi.com me vlerë 21,500$ dhe casinochance.com për 10,000$. Këto janë të vetmet shitje 5-shifrore të domain-eve .COM-ve.

Edhe Boxclub.com tentoi t’ju afrohej, por arriti vetëm në vlerën e 9,199$. Pjesa e mbetur e listës është kaotike.

Gjejmë shitje të domain-ve të tipit emërtim, si berel.com për 8,200$; emra domain-i të shqiptueshëm, si saly.com apo heuro.com, respektivisht të shitur për 6,500$ dhe 4,800 EUR; domain-e dy-fjalësh si happyelephant.com i shitur në çmimin 4,500$ dhe coincompany.com për 2,950 GBP; si edhe, emra përsëritës domain-i me vizë, si doc-doc.com për 3,300$.

Pra, nuk ka një kategori dominuese në shitjet e kësaj javë në këtë seksion.

Në total, numërohen 37 shitje domain-esh .COM me vlerë mbi 2,000$. Në krahasim me shitjet e raportit pararendës, për të njejtën kategori domain-i, volumi i shitjes së domain-ve është lehtësisht më i madh.

 

Shitjet në Grupin e Domain-eve ccTLD

Kjo hapësirë e raportit përmban 21 shitje të domain-ve ccTLD. Jo keq, në krahasim me tre raportet pararendës.

Kryesuesit listohen si vijon: vazhdojnë në vend të parë .de me 6 listime, të dytët renditen .ch me 3 listime, ndjekur nga .fi me 2 listime dhe hyrjet teke të .co.kr, .es, .fr, .it, .jp, .me dhe .nl.

Për ccTLD-të vlerën më të lartë e kapi domain-i sail.me, për 21,500$. Bashkë me langkawi.com, pozicionohen të dytët në të gjithë raportin.

Më pas vijnë sonnen.nl për 10,000 EUR, préstamos.es për 7,700 EUR, bewertung.ch për 5,000 EUR dhe petitionenligne.fr me vlerë 5,500$.

Qartësisht, për sa i përket vlerës së shitjes, nuk është aspak javë e mbarë për domain-et .de, edhe pse në volum shitjesh vazhdojnë të dominojnë.

 

Shitjet në Grupin e Domain-eve “Të Tjerë”

Sërisht, si dhe në raportin pararendës, ky seksion merr fare pak hapësirë e rëndësi. Të listuara janë vetëm 4 shitje domain-esh në grupin e TLD-ve të tjera. Sakaq, për të dytën javë radhazi, newTLD-të e  kanë mundur gTLD-të .

Listimi fillon me harvest.digital me vlerë 3,500 GBP dhe hotels.pro i shitur për 4,000$.

I vetmi domain përfaqësuer për .NET/.ORG është yiersan.net me vlerë 3,500$. Ndërkohë, vendi i katërt dhe i fundit shkon për hosts.app për vetëm 2,000$.

Në qoftë se jeni të interesuar të rregjistroni domain ose kërkoni ndërmjetësim për të marrë një domain .al tashmë të rregjistruar mos hezitoni të na kontaktoni.

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial