Raporti i shitjeve të Sedo- 5 Nëntor deri më 11 Nëntor

Raporti i shitjeve të Sedo- 5 Nëntor deri më 11 Nëntor

Ky raport shitjesh mbulon periudhën 5 Nëntor deri më 11 Nëntor 2018. Në krye të listës së Sedo.com pozicionohet PickPack.com. Transaksioni kap shifrën 59,000$.

Në vendin e dytë të listës, për këtë javë, është Payen.com blerë për 28,215$. Pasohet nga esenses.com me 27,999$ dhe hightea.com në vlerën e 24,500$. Disa 3L.com-e u shitën përkatësisht 20,500$ për Yal.com dhe 16,000$ për PXO.com. Ndërkaq, updraft.com u vlerësua 10,000$.

Në tërësi, nga 38 transaksione të listuara Sedo .com, me vlerë 2,000$ e më sipër, vetëm 12 domain .com kapën çmime shitje 5-shifrore.

Krahasuar me një javë më parë, .com-ët kanë 1 transaksion më pak.

Për seksionin e ccTLD-ve, qrco.de arriti vlerën më të lartë prej 25,000$. Nuk pasqyrohet tjetër shitje 5-shifrore në këtë hapsirë të tabelës. Në vazhdim renditet chatbot.ch (5,900 EUR). Më pas vijnë mietrecht.de, osp.ch dhe vipcasino.es, të shitura për 5,000 EUR.

Ndërkaq, interes shkaktuan domain-i 2-gërmësh pd.ed shitur në vlerën e 4,675 EUR, domain-i një-fjalësh share.cc me 4,000$ dhe domain-i 3-gërmësh coi.me për 3,488$.

Në tabelën e përgjithshme javore u numëruan gjithsej 24 domain-e ccTLD me vlerë 2,000$ e më sipër. Shifrat janë përmirësuar, në krahasim me volumin e shitjeve të javës pararendëse (17 transaksione), apo dy javë më parë (19 transaksione). Kryesuesit e transaksioneve në këtë seksion renditen si në vijim: .de me 8 listime; .ch, .co, .co.uk, .es dhe .in, me 2 listime.

Në seksionin Other, numërohen në total 6 transaksione me vlerë 2,000$ e më sipër. Vërejmë përkeqësim të ndjeshëm krahasuar me javën e mëparshme (prej 10 transaksione të ngjashme).

I pari në këtë seksion renditet hypersonic.net për 5,000$. Ndiqet nga shoe.cloud për 3,500$ dhe vijon më pas nga disa domain-e .group si leo.group dhe plasma.group të shitur, përkatësisht, në vlerën e 3,000EUR dhe 2,938$. Duhet nënvijëzuar se për herë të parë pas një kohe të gjatë, shitjet e seksionit Other u ndanë njëtrajtësisht mes gTLD-ve të vjetra dhe atyre të reja.

 

Për të shqyrtuar raportin e plot javorë drejtohuni tek link-u:
https://www.thedomains.com/2018/11/13/sedo-weekly-sales-led-by-pickpack-com/