Tregu i Domain – Shitjet në Sedo për periudhën 18 – 24 Mars 2019
Ky postim raporton shitjet e domain-ve në Sedo gjatë javës. Periudha e trajtuar në raport është harku kohor nga 18 deri më 24 Mars të vitit 2019.
Raporti javor i Sedo-s përmban shitjet e domain-ve me vlerë mbi 2,000$. Në raport nuk përfshihen shitjet private. Transaksionet e domain-ve ndahen në tri grupe: domain .COM, domain ccTLD dhe domain “Të Tjerë”.
Kjo javë numëron 66 shitje të domain-ve, me vlerë mbi 2,000$. Volumi i realizuar i shitjeve vazhdon në rënie krahasuar me 69 dhe 81 shitje domain-esh të rapotuara në dy raportet e fundit. Pra, tregu i domain-ve Sedo, është duke shfaqur tendencë negative të përsëritur.
Domain .COM vazhdon të jetë grupi kryeses, si në volum edhe në vlerë. Domain ccTLD shfaqin përmirësim të lehtë krahasuar me raportet pararendëse. Ndërkohë, në seksionin “Domain Të Tjerë” rishfaqet numri i ulët i shitjeve.
Kbet.com ishte shitja kryesore e javës. Ky domain ndërroi pronar për vlerën 43,530$. Vendin e dytë në raport e zë një shitje nga grupi ccTLD. Mobility.de arriti të shitet për vlerën e 35,000EUR.
Grupi i Domain-ve COM
Seksioni .COM fillon me kbet.com (stacion radio në Nevada), me vlerë plot 43,530$. Me siguri do të shfrytëzohet për faqe bastesh online.
Janë edhe shtatë domain COM të tjerë, të cilët arritën vlerë transaksioni 5-shifrore. I dyti, për domain COM, pozicionohet noxion.com për vlerën 20,000$. Ndiqet, me diferencë të papërfillshme, nga kaa.com për 19,999$. Listimi vijon me attractionpass.com me vlerë 15,000GBP. Në vazhdim vijnë velas.com për 15,000$ dhe decoratedlife.com për 12,925GBP. Në fund janë lasvegasnightclubs.com dhe domain-i 4-gërmësh, bcig.com, të shitur secili nga 10,000$.
Për vetëm një dollar, bitcoinplus.com (9,999$), nuk arrin të hyjë në grupin e shitjeve 5-shifrore.
Transaksione të rendësishme janë, gjithashtu, edhe: shitja e domain-it dy-fjalësh ordermade.com me vlerë 8,000$; shitjet e domain-ve fonetikë efairs.com dhe betamo.com që kapin, repektivisht, 4,900EUR dhe 4,500$.
Domain COM përfaqësohet me 42 transaksione në këtë raport. Volumi nuk është në lartësinë e 48, 56 dhe 47 shitjeve të tre raporteve të mëparshëm të Sedo-s. Pavarësisht rënies sasiore, tetë shitjet 5-shifrore e përmirësojnë performancën e përgjithshme të domain-ve .COM.
Grupi i Domain-ve ccTLD
Grupi i ccTLD-ve udhëhiqet nga shitja e dytë më e mirë e të gjithë raportit. Njëherazi, është dhe e vetmja shitje 5-shifrore në këtë seksion (mobility.de për 35,000EUR). Sipas radhës, por shumë larg në vlerë, renditen domain-et: site.se me vlerë 7,000EUR, nvk.eu i shitur për 6,226EUR, pop.im për 6,000EUR dhe june.de/stored.co.uk/hjalp.se secili për 5,000EUR. Siç vërehet, lista e ccTLD-ve, në raportimin e Sedo-s, përbëhet kryesisht nga domain të shkurtër.
Gjithsej, ka 20 shitje të domain-eve të grupit të ccTLD. Situata duket e përmirësuar në krahasim me 14 shitjet e së njejtës kategori nga raporti i fundit. Edhe në këtë raportim dominojnë domain-ët .DE me 6 listime. Të dytët vijnë domain-ët .SE me 3 listime. Ndërsa në vendin e tretë janë domain-ët .NL me 2 listime. Hyrje teke kanë domain-ët .BE, .CN, .CO.UK, .EU, .FR, .IM, .ME, .PT dhe .RU.
Grupi i Domain-ve “Të Tjerë”
Grupi “Të Tjerë” rrudhet sërisht. Vetëm 4 shitje domain-ësh regjistrohen në këtë raport. Pra, tre shitje më pak se në raportin e kaluar. Nënvijëzojmë mungesën e domain-ve gTLD të rinjë. Mbi vlerën 2,000$, janë vetëm domain-ët .ORG dhe .NET.
Shitjet më të mira të seksionit “Të Tjerë” shkojnë për defi.org dhe stile.net. Të dy kanë çmimin 5,000$. Lohr.net vjen pas tyre me vlerë 3,000$. Seksioni përmbyllet me shitjen e domain-it dy-fjalësh, newcentury.org. Transaksioni i fundit u krye për 2,100$.