Informacion mbi DNS

Informacion mbi DNS

Në rrjet operojnë miliona website në përpjekje të vazhdueshme për të tërhequr vëmëndjen e përdoruesve.

Emri i website-it, pra dhe emri i domain-it, është ‘armë’ kryesore që shfrytëzohet nga pronarët e website-ve.

Gjithçka filloi në Universitetin e Wisconsin, në vitin 1984.

Në mënyrë që numri i lartë dhe gjithnjë në rritje, i përdoruesve të network-ut të ketë ndërveprim të shpejtë kërkuesit krijuan të parin server me emërtim. Një vit më pas, u implementua DNS (Domain Name System) dhe dolën emërtimet e domain-ve .com, .net, .org. Domain-i i parë, i regjistruar, është Symbolics.com.

Në 1990, përdorimi komercial i internetit dhe lançimi i WWW (World Wide Web) u perhap me shpejtesi. Kerkuesit ofruan për herë të parë edhe shërbimin që mundësonte pajisjen me emër domain-i. Përdorimi i server-ve dhe regjistrimet administroheshin nga NSF (National Science Foundation). Deri më 1995, emri i domain-it regjistrohej pa tarifim. Kur NSF i delegoi kompanisë Network Solutions të drejtën për të tarifuar, çmimi i domain-it kushtonte $100 për regjistrim dy-vjeçarë.

1998 është viti i privatizimit në seksionin e DNS-ve. U themelua ICANN (Internet Corporation for Assigned Names and Numbers). Kostot e regjistrimit të emrit të domain-it u ulën duke i dhënë mundësi zhvillimit të konkurencës së lirë.

Filloi krijimi i website-ve të tregut të domain-ve dhe shërbimit parking, si: Sedo, Flippa dhe Godaddy. Ofronin veç të tjerash regjistrim emri për domain, mundësi transaksioni me emrin e domain-it dhe strehim-hosting profesional.

Emërtimi i domain-it i jep website-it web-adresën e vetë, ku të shfaqet apo me të cilën të lidhet. Emri i domain-it përbëhet nga dy pjesë, karakteret dhe prapashtesat e domain-it. Bazuar në prapashtesat e domain-it, më familjaret janë TLD-të (Top-Level-Domains). Veçanërisht gTLD (generic domain), si: .com, .net, etj. Gjithashtu ccTLD (country-code domain), si: .us, .al.

Sot ka rreth 330 milionë domain-e të regjistruar. Të zotërosh një domain është shumë e thjeshtë. Tregu i domain-ve njeh vetëm rritje të vazhdueshme. Konsiderohet gjithnjë e më shumë sektor tërheqës për të investuar, jo vetëm për biznese, por edhe individë.