Sa zgjat zakonisht aktivizimi i domain .al?
Sistemi i regjistrimit të domain-eve menaxhon procesin e aplikimit për regjistrim domain-i. Sapo përfundoni pagesën për regjistrimin e domain-it, sistemi jonë automatikisht e dërgon kërkesën tuaj për rregjistrim tek Regjistri (AKEP). AKEP miraton aplikimin për regjistrim domain .AL brenda 3 dite-pune. Gjatë kësaj kohe AKEP verifikon që:
- Të dhënat e Regjistrantit (Aplikuesit) janë të plota dhe të sakta,
- Emri i domain-it nuk është emër i rezervuar dhe nuk përbën shkelje të markave/patentave të rregjistruara.
Aprovimi i regjistrimit për domain-in .AL, zakonisht bëhet brenda 24 orëve. Megjithatë, ka raste kur aprovimi i regjistrimit mund të zgjasë edhe më shumë se 3 ditë-pune. Nëse ju duhet të përshpejtoni procesin e aprovimit për domain .AL, ju lutemi të hapni një kërkesë supporti ose na kontaktoni