Mund të blej më shumë se një domain?
PO, ju mundeni. Megjithatë në rregulloren e domain .AL ekziston një kufizim paraprak për numrin e domain-eve që mund të rregjistrojnë individët ose kompanitë.
- Numri maksimal i domain-eve që mund të rregjistrojë një individ është 5.
- Numri maksimal i domain-eve që mund të rregjistrojë një kompani është 15.
Regjistrimi i domain-eve .AL përtej këtyre limiteve është i mundur vetëm duke e shoqëruar kërkesën për rregjistrim domain-i me arsyetimin për nevojën e tij.