Çfarë është domain?
E thënë shkurt, domain ose emër domain-i është një varg karakteresh (p.sh iregister.al) që i mundëson njerëzve të navigojnë me lehtësi faqet web në internet.
Emrat e domain-eve duhet ndjekin rregullat dhe procedurat e Domain Name System (DNS). Çdo emër i rregjistruar në DNS është një emër domain-i. Emrat e domain-eve janë të organizuar në nën-nivele (subdomain) të domain-it kryesor në internet, DNS root domain, i cili është pa emër. Niveli i parë i emrave të domain-eve janë top-level domains (TLDs), ku përfshihen top-level domain të përgjithshëm (gTLDs), sikurse janë domain-et e mirënjohur com, info, net, edu, dhe org, dhe top-level domains sipas kodit të shtetit (ccTLDs) sikur është .al, .de, etc… Poshtë këtyre top-level domain në hierakinë e DNS hierarchy janë nivelet e dyta dhe të treta të emrave të domain-eve (p.sh. .com.al, .net.al) të cilat zakonisht janë të hapura vetëm për grupe ose qëllime të caktuara. Të gjithë emrat e domain-eve janë unikë. Kjo do të thotë që mund të ketë vetëm një iregister.al në botë. Një emër që është regjistruar njëhërë nuk mund të rregjistrohet përsëri nga të tjerë.
Regjistrimi i domain-eve zakonisht administrohet nga regjistrarët e domain-eve të cilët i shesin shërbimet e tyre publikut.