Çfarë është hostimi i përbashkët? Si të reduktojmë kostot dhe përmirësojmë efiçencën?

Çfarë është hostimi i përbashkët? Si të reduktojmë kostot dhe përmirësojmë efiçencën?

Çfarë është hostimi i përbashkët dhe a i përshtatet website-it tuaj? Në vijim, do t’ju shpjegojmë pse hostimi i përbashkët ju jep, njëherësh, liri dhe kursim.

Doni të hapni një faqe web? Hapi i parë është zgjedhja e llojit të hostimit.

Ka shumë opsione në qarkullim, gjithsesi, shumica e fillestarëve kanë tendencë të përzgjedhin hostimin e përbashkët.  Është i thjeshtë, i përballueshëm financiarisht dhe ju lehtëson jetën.

Por, ç’është hostimi i përbashkët? Si të përcaktoni nëse është i duhuri për ju? Vijoni leximin për të mësuar më shumë rreth hostimit të përbashkët dhe përfitimeve që ofron.

Çfarë është hostimi i përbashkët?

Përpara se të vazhdojmë, le t’i hedhim një sy përkufizimit të hostimit të përbashkët.

Hostimi i përbashkët është pikërisht siç nënkupton dhe emërtimi i tij: website-e të ndryshëm përdorin të njëjtin server. Kjo, ju kursen nga tarifimi i plotë për një server individual që mund të jetë i shtrenjtë.

Nuk i njihni, domosdoshmërisht, web-faqet e tjera në server-in tuaj, por secili do mund të përdorë një sasi të caktuar të burimeve. Kur kërkoni për një plan tarifor, duhet ti kushtoni vëmendje hapësirës së diskut dhe trafikut që do t’ju duhet për të patur sukses në nismën tuaj.

Cilat janë përfitimet?

Por, si mund të përfitoni nga hostimi i përbashkët? Ka shumë arsye që mbështesin zgjedhjen e këtij lloj hostimi, për faqen tuaj web.

I përshtatshëm

Pikë së pari, është i përshtatshëm. Nëse jeni marrë me menaxhimin e website-ve, e keni të qartë sa i vështirë dhe sa kohë kërkon një proçes i tillë.

Hostimi i përbashkët lehtëson maksimalisht proçesin e aplikimit. Kompania që ofron host-in e web-it konfiguron serverin, ju dizenjoni faqen web dhe gjithçka është gati. Nuk ka nevojë të jeni profesionist teknologjie, për të bërë funksional website-in tuaj.

Sapo faqja web të jetë gati, do të keni akses në një panel menaxhimi që lehtëson mirëmbajtjen e saj.

Më pak i kushtueshëm

Kostoja është ndër përfitimet më të mëdha të blerjes së hostimit të përbashkët. Është shumë më i lirë se llojet e tjerë të hostimit.

Në shumicën e rasteve, mund të blini hapësirë të përbashkët në një server për vetëm pak dollarë në muaj.

Nëse keni buxhet të limituar për administrimin dhe mirëmbajtjen e faqes web, ky opsion është shumë i mirë.

Shërbim i shpejtë

Po kur faqja web pëson defekt? Apo, kur klientët ankohen për ngarkim të ngadaltë të faqes?

Fatmirësisht, nuk duhet të merreni vetë. Përgjegjës, për monitorimin dhe mirëmbajtjen, është hostuesi juaj- duhet vetëm t’i informoni për problematikën. Me shumë mundësi do të keni akses në shërbimin e dedikuar ndaj klientit, kjo në varësi të hostuesit që zgjidhni.

A ka pika të dobëta?

Ka disa të meta, por jo mjaftueshëm kundrejt përfitimeve.

Për shembull, hostimi i përbashkët nuk është i përshtatshëm për faqe web me fluks shumë të lartë trafiku. Pra, do t’ju duhet të ndryshoni paketën e hostimit e faqes. Ky proçes mund të realizohet lehtësisht, pa ndërprerje të konsiderueshme.

Gjithashtu, hostimi i përbashkët nuk ka aq veçori sa hostimi i dedikuar. Megjithatë, në rastin e web-faqeve të thjeshta, në hapat e para, kjo nuk përbën problem.

Online sa hap e mbyll sytë

Boll e pyetët veten “Ç’është hostimi i përbashkët?”! Filloni! Faqja juaj web do të jetë gati sa hap e mbyll sytë.

Jeni gati? Zbuloni paketat e hostimit të përbashkët që ju oftojmë, për t’ju ndihmuar në rrugën tuaj drejt suksesit.

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial