Ç’është serveri i dedikuar dhe kujt i duhet një i tillë?

Ç’është serveri i dedikuar dhe kujt i duhet një i tillë?

Çfarë është serveri i dedikuar? Është miku juaj më i besuar, nëse synoni që faqja juaj të kap miliona klikime në ditë. Lexo në vazhdim për më shumë informacion sesi të gjesh një server.

Jeni pronarë i një faqe web-i të ngadaltë?

Keni vetëm tre sekonda kohë për të mbajtur në faqen tuaj të paktën gjysmën e vizitorëve, përpara se të largohen. Nëse faqja juaj është e ngadaltë, do t’i humbisni shpejt vizitorët.

Përgjithësisht, lloji i hostimit që përzgjidhni, përcakton edhe shpejtësinë e faqes. Kalimi në server të dedikuar ndihmon në rritjen e shpejtësisë dhe fluksit në faqen tuaj.

Por, çfarë është serveri i dedikuar dhe a është i përshtatshëm për ju? Le ta zbulojmë bashkë.

Çfarë është severi i dedikuar?

Për website-e me numër të lartë vizitorësh ditorë, apo potencial në rritje, hostimi i dedikuar është opsioni më i mirë.

Serveri i dedikuar është pikërisht si vetë emërtimi, i dedikuar. Nëse hostohet në server të dedikuar, faqja juaj nuk do konkurojë me faqe të tjera web për burime.

Keni në dispozicion të gjithë serverin, me të gjitha burimet e mundshme për t’i shërbyer ekskluzivisht faqes tuaj. Shpejtësia e proçesorit, memoria RAM, hapësira e diskut, si edhe shpejtësia e rrjetit të serverit, janë vetëm në përdorimin tuaj.

Keni kontrollin e sistemit operativ me të cilin operon serveri. Gjithashtu, masat e sigurisë që zgjidhni të aktivizoni janë në dorën tuaj.

A më duhet një server i dedikuar?

Serveri i dedikuar ka avantazhe, por nuk rekomandohet për ata që kërkojnë hostim pa asnjë ndërveprim të hostuesit. Gjithashtu, nuk këshillohet as për faqe me numër të ulët vizitorësh, apo që kanë kërkesa të ulta për burime.

Megjithatë, nëse ju duhet hostim i shpejtë, i personalizueshëm, apo software i specializuar; atëherë, serveri i dedikuar është zgjidhja për ju. Serveri i dedikuar është, gjithashtu, shumë më i manovrueshëm në rast rritje të përdorimit të hapësirës së diskut apo numrit të vizitorëve.

Shpejtësia e faqes tuaj ka, po ashtu, rëndësi. Meqë nuk e ndani serverin me të tjerë, bandwidth-i do të jetë vetëm për ju. Ndërkaq, faqja juaj mund të ngadalësohet nga të tjerë elementë; siç është lloji i software-it të përzgjedhur.

Nëse doni të dini shpejtësinë e faqes tuaj, Google ju ndihmon ta testoni atë përmes testimit të shpejtësis së lëvizjes së faqes.

Server i dedikuar vs Hostim i përbashkët vs VPS

Përveç serverit të dedikuar, dy format e tjera kryesore të hostimit janë hostimi i përbashkët dhe serverat virtual, privatë (ose VPS).

Hostimi i përbashkët është e kundërta e serverit të dedikuar – ju ndani vendin, si dhe gjithë burimet me shumë faqe të tjera web-i brenda të njejtit server. Nëse një faqe shkakton ngadalësim, apo ka problem sigurie, ndikon tek çdo web-faqe tjetër në server.

VPS-ja mundëson izolimin e faqes tuaj duke ju vënë në përdorim burime të izoluara, por mbeteni një nga shumë serverat ‘virtual’ që hostohen në një server të vetëm fizik. Nuk do mund të arrini optimumin e shpejtësisë, depozitimit apo bandwidth-it.

Për shpërndarje ideal të burimeve dhe shpejtësi maksimale, serveri i dedikuar është zgjedhja e duhur, krahasuar me hostimin e përbashkët, apo edhe atë VPS.

Doni të dini më shumë mbi këto hostime? Për më tepër, kontrolloni faqen tonë mbi hostimin e përbashkët dhe regjistrimin e domain-it.

Pikat e forta të hostimit me server të dedikuar

Çfarë është serveri i dedikuar? Mënyra më e mirë e hostimit për faqet web të rendësishme, me shumë vizitorë.

Ndryshe nga hostimi i përbashkët, në kontroll jeni ju. Mund të implementoni software-in dhe të shkallëzoni faqen tuaj sipas trafikut. Nuk ndani gjë me faqe të tjera. Pra, nuk keni pse të shqetësoheni për ngadalësim.

Nëse website-i që doni të hostoni ka trafik të lartë, serveri i dedikuar është i duhuri për ju. Kontrolloni paketat për server të dedikuar që ju ofrojmë. Jeni të lutur të na kontaktoni për çdo pyetje.

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial